Si e fitove mandatin e 3-të? Rama: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë

Rama renditi disa nga arsyet se pse PS fitoi mandatin e tretë, pasi u pyet nga Papandreu se si arriti të fitonte. Për Ramën arsyet kryesore janë ndryshimi i vazhdueshëm i partisë dhe identifikimi i PS-së si pari e ndryshimit dhe jo ndryshimit. Ndërsa arsyeja tjetër lidhej me progresin që PS i kishte dhënë vendin gjatë kohës që ishte në pushtet.

“Jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente të këndshme., ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Tjera ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”, tha Rama.


Shtuar 14.07.2021 15:47