Si do ta presë familja mbretërore? Publikohet trajleri i dokumentarit “Harry & Meghan” (VIDEO)

Sot është publikuar trajleri për dokumentarin e ri të Princ Harry dhe Meghan Markle në Netfix, dhe po bën namin në rrjet.

I titulluar “Harry & Meghan”, videoja 1.12 minutëshe përfshin foto të ëmbla të çiftit, nga selfiet te shkrepjet e shtatzënisë.

Një pyetje shtrohet që në fillim të trajlerit, ku çifti pyetet se pse po bëjnë dokumentarin me gjashtë episode.

Princi Harry mund të dëgjohet duke thënë: “Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura. Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”.

Në trajler shihen edhe William me Kate, duke zbuluar se do të flitet edhe për mosmarrëveshjet e përfolura në familjet mbretërore.

Data e publikimit ende nuk është konfirmuar, me një baner që thjesht thotë se Harry & Meghan do të transmetohen “së shpejti”

Dokumentari fokusohet në historinë e qëndrueshme të dashurisë së Meghan dhe Harry. Çifti nënshkroi marrëveshjen e tyre shumëvjeçare prej 100 milionë dollarësh me gjigantin jashtëzakonisht të popullarizuar të shërbimit të transmetimit në vitin 2020./albeu.com


Shtuar 1.12.2022 16:22