Shuplaka dhe shkelma në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, nxënëset dhunojnë pa mëshirë bashkëmoshataren

Një video tronditëse ka qarkulluar sot në rrjetet sociale, ku një grup vajzash të një shkolle 9-vjeccare rrahin në mënyrë brutale bashkëmoshataren e tyre.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Pamjet tronditëse janë publikuar fillimisht në Instagram nga vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi, e cila bënë thirrje që të merren menjëherë masat e duhura për dhunën dhe bullizimin që i adoleshtentet ushtrojnë ndaj vajzës në video.

Kujdes pamje të rënda!

Menjehëre pas publikimit video është bërë virale në rrjetet sociale. Nuk ka akoma asnjë reagim nga policia në lidhje me çështjen në fjalë.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë konfliktin e tyre të degradojë deri në këtë fazë, por ajo që vihet re është se vajzat janë me uniforma dhe çanta shkolle, dhe askush aty pranë nuk ndërhyn për ti ndarë.

Mendohet se sherri mes nxënesve të ketë ndodhur në oborrin , ose jashtë oborrit të shkollës./albeu.com/