Një rrjedhje masive gazi është raportuar pranë gazsjellësit inaktiv Nord Stream 2.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet daneze, sipas të cilave, rrjedhja është raportuar me vendodhje të saktë në detin Baltik.
Të lidhura
None found
Detaje mbi ngjarjen ende nuk janë bërë publike, por Nord Stream 2 është një ndër temat më të nxehta të diskutuara ditët e fundit, pasi Rusia ka kërkuar nga Gjermania rikthimin e projektit dhe nisjen e furnizimit me gaz në rrugë direkte, drejt Berlinit.
Anulimi i projektit Nord Stream 2 ka qenë ndër vendimet më të guximshme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të vendit dhe duke parë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.
Scholz, në mars, vendosi pezullimin e plotë të gazsjellësit, duke i shkaktuar një goditje të vërtetë Rusisë.
Vetëm dje ndërkohë, ai arriti një marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe, për furnizimin me gaz dhe naftë, duke evituar kështu thuajse plotësisht varësinë nga Gazprom, deri në çastin kur vetë Gjermania mund të bëhet një prej fuqive e energjisë së ronivueshme në Evropë dhe të ketë autonomi të plotë nga hidrokarburet e importuara.
