Shtyrja e vitit të ri shkollor, PD: Ministria e Asimit vepron pa plan, lë nxënësit e mësuesit në mëshirë të fatit

Pas lajmit se nisja e vitit të ri shkollor do të shtyhet me dy javë, ka reaguar deputetja e zgjedhur e PD-së Orjola Pampuri.

Në një postim në Facebook, Pampuri shkruan se shtyrja e vitit të ri shkollor, dëshmon se Ministria e Arsimit ka dështuar me mësimin online.

Deputetja gjithashtu shprehet se po veprohet pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

Postimi i Orjola Pampurit:

Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.


Shtuar 20.08.2021 12:45