Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që seanën plenare të parashikur për ditën e sotme të shtyjë për ditën e hënë në 30 tetor, pasi nuk u zhvillua për shkak të mos lejimit nga ana e deputetëve të opozitës.
Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.
“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.