Këtë të mërkurë, është shtyrë seanca për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se shkak për shtyrjen, është bërë përplasja e ashpër e Metës me Prokurorët e SPAK.
I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL, është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan të njihen me aktet.