Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit

Seanca për inceneratorin e Fierit, është shtyrë për të tretë herë.

Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në datën 15 mars.

Në seancën e sotme prokurori Dritan Prenci ka paraqitur pretendimet e prokurorisë lidhur me inceneratorin e Fierit, ku i ka qëndruar të njëjtave akuza, ndërsa pas dëgjimeve të prokurorit gjyqtarja Fiorela Darvini, shtyu seancën për më 15 mars, për të shqyrtuar kerkesat e avokatëve mbrojtës.


Shtuar 1.03.2023 12:38