Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.
Albeu.com mëson se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e njërit prej avokateve. Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 janar në orën 09:30.
Tushe është dënuar nga shkalla e parë me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Nga hetimet dhe përgjigjet e Prokurorisë të nisura në 2020 rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.
Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.
Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.
Një tjetër episod kundër ish-kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”./albeu.com