Çështja Babale, shtyhet për të katërtën herë seanca ndaj Ervin Salianjit

Shtyhet për të 4 herë në gjykatën e Apelit, seanca ndaj deputetit Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen Babale.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi bashkëpandehur në këtë proces.

Për shkak të mungesës së Sefës gjykata vendos avokat kryesisht ndaj gazetarit Olldashi.

Për zëvendësimin e avokatit gjykata urdhëroi edhe njoftimin e Olldashit.

Seanca e radhës u caktua më 19 dhjetor, ora 13:00.

Kujtohmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./albeu.com