Teksa lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të përgjithshme globale, duket se vendet aziatike kanë gjetur një mënyrë të veçantë të gatimeve ekzotike.
Së fundmi, në Tajlandë është shtuar popullariteti i mishit të krokodilit.
Wichai Roongtaweechai, i cili ka një fermë krokodilësh, thotë për “The Guardian” se shitjet e mishit të krokodilit janë rritur me 70% që prej fillimit të vitit. Mishi i grabitqarit, i cili konsiderohet si një “delikatesë” në Tajlandë, shitet i skuqur, ose në skarë dhe njerëzit çmenden pas ushqimit të ri.
Roongtaweechai thotë se familja e tij është marrë me mbarështimin e krokodilëve për lëkurën e tyre dhe për shitjen e të vegjëlve. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe mishi i krokodilit po bëhet gjithnjë e më shumë popullor, duke ndryshuar edhe modelin e biznesit të tij.
Pavarësisht se çmimi është rritur për shkak të rritjes së kërkesës, sërish, mishi i krokodilit shitet më lirë sesa ai i derrit.