Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje dëbore në zonat malore dhe rrufe.
Fenomeni i rrufeve pritet kryesisht në zonën e Librazhdit, Peqinit, Fieri, Beratit, Vlorës dhe Memaliajt.
Sipas parashikimeve të motit fenomeni natyror pritet rreth orës 12:00 të drekës. Ndërkohë rreth orës 16:00 të ditës së sotme pritet që rrufe të ketë në Berat, Fier, Peqin dhe Durrës.
Në pjesën e dytë të ditës priten reshje dëbore në zonat malore, Kryesisht në Kukës, Bajram Curri, Bulqizë, por edhe në Ersekë.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.