Disa njësi të trupave ruse kanë lëshuar armët dhe kanë refuzuar të luftojnë. Ky është rasti i dytë i refuzimit të organizuar të ushtrisë ruse për të marrë pjesë në gjenocidin që po u bëhet ukrainasve gjatë luftës.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi, siç raportohet nga agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.
Ai tha më tej se gjatë një bisede me një nga komandantët u bë e ditur se as ai dhe as luftëtarët e tij nuk kanë dëshirë të luftojnë në Ukrainë.