Shteti paguan qiratë për punonjësit e Gardës që jetojnë jashtë qytetit, Balla njofton vendimet: Kredi me interes o për policët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bërë me dije se shteti do të mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës.

Gjithashtu efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. Balla tha me tej se deri në 2025 do të zgjidhet problem i strehimit të 900 punonjësve.

“Për ata që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre. Po ashtu është rasti që të ndaj vijimin e një tjetër vendimmarrje, që ka të bëj me trajtimin, kredi me interes 0 për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kush është brenda moshës 40 vjeç, brenda pak pas ditësh, se duhet ngrihet formati në e-Albania, të aplikojnë nëse plotësojnë kriteret (që lidhen me moshën). Ne kemi evidentuar problematikat me strehimit dhe synojmë që brenda vitit të trajtojmë 100 familje dhe në ti 2024, të trajtojmë 300 familje. E kam thënë prej ditës së parë që një prej objektivat është trajtimi i duhur dhe dinjitoz i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës. Ne do vazhdojmë ta kemi të një prej objektiva themelore”, u shpreh Balla.

 

 


Shtuar 30.08.2023 13:45