“Shteti i kapur dhe me institucione të paralizuara”, Meta: Referendumi, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar vendosmëri e partisë së tij për rikthimin e referendumit në vend.

Ai shkruan se PL në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe grupet e interesit do ta bëjë të mundër rivendosjen e kësaj të drejte  që populli e votoi në Kushtetën e vitit 1998, por që iu mohua më pas.

Postimi i plotë:

22 Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.

Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.

Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi./albeu.com