“Shteti bektashi” i Ramës, reagon myftiu i Beogradit: Nuk ka për ta njohur njeri

Presidenti i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, muftiu i Beogradit Muhamed Jusuf Spahic ka reaguar ndaj planeve të kryeministrit Edi Rama për themelimin e një shteti sovran bektashi në zemër të Tiranës.

Jusuf Spahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë, dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre të jetesës. Ata janë një sekt, sipas tij, të themeluar në Turqinë e viteve 1300 dhe besojnë te Aliu, kushëriri i Profetit Muhamed.

Ai ka thënë se nuk e di numrin e saktë të bektashinjve, por beson se në rajon, ata shkojnë te mbi 1 milionë.

Sipas tij, Rama e bën këtë për të forcuar “pan-shqiptarizmin”. Jusufspahic thotë se shtetet nuk kanë për ta njohur këtë mënishtet të bektashinjve, por shton se “gjithçka mund të ndodhë”, sidomos në këtë kohë kur vendet arabe po tregojnë më shumë mbështetje për myslimanët, nisur edhe nga vuajtjet që po kalojnë palestinezët në Gaza.


Shtuar 25.09.2024 20:29