Shtetet anëtare të vendosen në prove? Rama: Këtë ide e kam hedhur unë! Një nga ata të mëdhenjtë më tha që ‘ju do hyni në BE dhe do ta festojmë bashkë’, ai tani s’është më

Kryeministri Edi Rama tha se idenë e komisioneres Marta Kos që shtetet anëtarë të vihen në provë, e përshëndeti, duke thënë se e ka hedhur vetë më parë.

Kreu i qeverisë u shpreh se në tryezë duan që të ulen si të barabartë dhe të kenë askes.

“Ne duam të ulemi në tryezë si të barabartë. Duam të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE nga pikëpamja e legjislacionit, etj. Ata duan të njëjtën gjë, por ata kanë një frikë, që duke qenë 27 dhe ka vështirësi në marrjen e vendimeve, sepse është një familje qe vendoset me konsensus. Imagjinoni sikur të bëhemi 31 apo 32 sa e vështirë mund të bëhet”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se; “kjo është një arsye për të gjetur një rrugë të ndërmjet që është pozitive për dy palët. E rëndësishme është që ne të mos kemi veton dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë”.

Deklarata:

Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin.

Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve.

Tani thonë ata, imagjino të bëhemi 28, 29…32 sesa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët. Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrin pjesë në cdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh por me marrëveshje. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë.

Kështu që e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot, ka thënë se cfarë është kjo iu duam brenda në shtëpi, me të gjitha. Edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi nashkarisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim.

Njëri nga ata të mëdhenjtë më tha mua se do të hyni në BE patjetër dhe do të festojmë bashkë. Ai nuk është më, iku. E kuptoj dëshirat e mira por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të adaptohemi me kohën dhe të gjejmë një rrugë që të jemi në tryezë. Po as shqetësimi i tyre të mos kthehet në problem për ne prisni ju sa të reformojmë BE.


Shtuar 5.11.2025 12:29

Tags: