Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë, Rama: Sot banorët rinisin jetën e re pas tragjedisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga blloku i pallateve të rindërtuara në Lezhë. Rama shkruan se familjet do të rinisin jetën pas tragjedisë së 26 nëntorit dhe Vitin e Ri do ta kalojnë në shtëpi.

“MIRËMËNGJES

dhe me shtëpitë e rindërtuara në Lezhë që sot hapin dyert për banorët, që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë, më të bukur, më të fortë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 08:55