Shtëpi të gërryera, makina të shkatërruara e bagëti të ngordhura, çfarë la pas shiu në Tropojë (VIDEO)

Reshjet janë ndërprerë në Tropojë, por përmbytjet e shkaktuara nga rrebeshet e shirave të një dite më pare kanë lënë pas dëme te konsiderueshme në infrastrukturë, bujqësi e blegtori.

Njësitë administrative Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë janë më të prekurat.

Të lidhura

None found

Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, ndërsa toka bujqësore me te mbjella e bagëti të ngordhura janë disa nga bilancet që ka lënë pas kjo situatë e pazakonte e siç thonë banorët e këtyre fshatrave situatë që nuk mbahet mend nga brezat.

Sot në Tropojë mbërritën mjetet e batalionit te Xhenios nga forcat e armatosura dhe ato të emergjencave civile, e kanë nisur punën menjëherë në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike.

Kryetari i Bashkisë Rexh Byberaj, thotë se të hënën  mund te ketë  një verifikim të saktë të dëmeve të shkaktuara nga ky mot e rrebesh.

Situata e motit ne Tropoje u përkeqësua  mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve te para të së  shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njesive administrative./Abcnews.al

 


Shtuar 18.09.2022 14:42