Shtatori sjell vjeshtën, rënie temperaturash dhe shi në fundjavë

Me ardhjen e shtarorit do të ulen edhe temperaturat. Meteorologoja e MetoAlb, Lajda Porja thotë se gjatë fundjavës temperaturat do të ulen dhe do të ketë shi në disa zona të vendit.

“Moti kthjellët është prezent, vranësirat janë shumë të pakta kryesisht në zonat malore. Pararashikohet që edhe fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Më të dukshme do jenë ditën e dielë ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi.

Sa i përket temperaturave vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë. Dita e dielë do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë do të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim jo më shumë se 3 apo 4 ballë”, tha ajo./albeu.com