Prurjet e shumta të lumit Mat dh Fan, dëmtohet sërish Ura e Zogut: Rrezikon shembjen

 

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë rritur ndjeshëm prurjete lumenjve Drin dhe Mat.

Lezha vion të ketë probleme të shumta pasi aktualisht numërohen dhjetëra hektarë të përmbytura si pasojë e vërshimeve të ujit.

Fryrja e lumenjeve ka vënë në rrezik sërish Urën e ogut, e cila është fundosur me rreth dy metra.

Pavarësisht se ura rezulton tek monumentet e kulturës pranë Ministrisë së Kulturës, kujdesi ndaj saj është thuajse zero dhe tanimë rrezikon të shembet./albeu.com