Shqiptarja humb jetën tragjikisht në Itali

Një 55-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.

Aipas burimeve nga mediat italiane, raportohet se në aksident u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6. Dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6.

55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 13:29