Shqiptari trondit Greqinë, vret të dashurën 19-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë këtë mëngjes, ku një i ri shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij.

I riu shqiptar ka vrarë me plumb në kokë partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar krimin e rëndë.

Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të vdekur vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shpërthim zemërimi dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, kur ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçar. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët e mbërritur në vendngjarje e kanë vënë në pranga.

Mediat greke shkruajnë i riu ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij 19-vjeçare./albeu.com