Shqiptari shpëton nga zjarri vajzën serbe, mediat zviceriane e quajnë “hero”

I riu shqiptar nga Kosova është bërë hero në Zvicër pasi i ka shpëtuar jetën rastësisht një shtetase serbe e cila rrezikonte të digjej pasi shtëpia e saj ishte përfshirë nga flakët.

Mexhidi po kalonte rastësisht pranë shtëpisë së Ivanës kur dëgjoi të bërtiturat e saj dhe pa që shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

“Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë. Aty munda ta tërhiqja Ivanën deri të dritarja, por s’mund ta nxirrja jashtë. Një fqinj ma dha një leckë të lagur, hyra prapë se mendoja se ishte një fëmijë brenda. Nuk ishte. Më pas, zjarrfikësit arritën”, -dëshmoi i riu.

Ndërkohë Ivana qëndroi 4 ditë në spital dhe më pas u rikthye në shtëpi. Ajo me të qeshur tha se ju duk e habitshme që një djalosh nga Kosova të shpëtonte një serb e natën e Pashkëve.

“Ai hodhi vetën në zjarr, e të tjerët do të mendonin për veten, e çuditshme sesi një kosovar shpëtoi një serbe në natën e Pashkëve Ortodokse, në mes të Ramazanit”, tha ajo.

Ivana betohet se “kurrë nuk do ta zhgënjejë” djalin që e konsideron si shpëtimtar të saj./albeu.com