Akuzohet për vrasje, 36-vjeçari shqiptar shpallet në kërkim nga policia spanjolle (EMRI-FOTO)

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia spanjolle, pasi akuzohet për bjë vrasje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Sipas mediave spanjolle, në korrik të vitit të shkuar, 4 persona kryen një vraje pas prishjes së pazarit të drogës.

Mësohet se deri më tani në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona, dy me kombësi serbe dhe një shqiptar, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar me nënshtetësi suedeze, i identifikuar si Artan Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën “Luli”.

Raportohet se 36-vjeçari Muharremi u përfshi në të shtënat që ndodhën në 13 korrik të vitit 2022 si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas policisë spanjolle Muharremi me shumë gjasa është duke përdorur dokumente false sllovene ose çeke për t’iu shmangur autoriteteve.


Shtuar 18.05.2023 19:06