Shqiptari i kthehet në “fantazmë” ish-gruas në Greqi, e rreh dhe e kërcënon me jetë në sy të fëmijës

Një shqiptar është bërë makth për ish-gruan e tij 26-vjeçare nga qyteti i Volos në Greqi.

Edhe pse të divorcuar, shqiptari e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar të renë, me të cilën ka një fëmijë 5 vjeç.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet greke, të cilat raportojnë se emigranti shqiptar, 34 vjeç është vendosur sërish para drejtësie greke, pasi ish-gruaja e ka denoncuar në polici në të kaluarën për dhunë.

Këtë herë shqiptari ka kërcënuar sërish ish-gruan me jetë.

Ndaj 34-vjeccari rëndojnë akuzat për dhunë në familje, kërcënim, fyerje dhe dëmtime ndaj ish-gruas. Në aktakuzë renditen katër vepra penale. Në gjyqin e parë të mbajtur, burri u la i lirë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte arritur deri aty sa ta kërcënonte gruan me kaçavidë në sy të fëmijës së tyre.