Një shqiptar është bërë makth për ish-gruan e tij 26-vjeçare nga qyteti i Volos në Greqi.
Edhe pse të divorcuar, shqiptari e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar të renë, me të cilën ka një fëmijë 5 vjeç.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet greke, të cilat raportojnë se emigranti shqiptar, 34 vjeç është vendosur sërish para drejtësie greke, pasi ish-gruaja e ka denoncuar në polici në të kaluarën për dhunë.
Këtë herë shqiptari ka kërcënuar sërish ish-gruan me jetë.
Ndaj 34-vjeccari rëndojnë akuzat për dhunë në familje, kërcënim, fyerje dhe dëmtime ndaj ish-gruas. Në aktakuzë renditen katër vepra penale. Në gjyqin e parë të mbajtur, burri u la i lirë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte arritur deri aty sa ta kërcënonte gruan me kaçavidë në sy të fëmijës së tyre.