Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e së dielës në Greqi pasi tentoi të grabistë një market.
Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap.
Të lidhura
None found
Pronari i biznesit së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur, janë përleshur fizikisht dhe për pasojë shqiptari ka përfunduar i plagosur në spital./albeu.com
