Shqiptari ekzekutohet në mes të Barit në Itali

Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bari të Italisë.

Sipas mediave fqinje, viktima është identifikuar si Santino Xhyra ndërsa ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjinë Liberta të Barit të Italisë.

29-vjeçari shqiptar u qëllua me tre plumba në gjoks dhe bark.

Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia tashmë po heton në lidhje me ngjarjen për të mësuar rrethanat e saj dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Shtuar 11.03.2021 07:03