Shqiptarët, sërish skllevër modernë të Mbretërisë së Bashkuar

Shqiptarët ishin sërish kryefjalë e mediave britanikë. Këtë herë si skllevër modernë.

Sipas britanikes “Daily Mail” shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në Britaninë e Madhe, që konsiderohen pjesë e “skllavërisë moderne”.

Në artikull shkruhet se janë në total 13 mijë raste, kur emigrantët kanë kundërshtuar depërtimin pas kapjes dhe kanë përdorur aktin e skllavërisë moderne (një parashikim ligjor që ndalon depërtimin e tyre).

Kështu Daily Mail thekson se shqiptarët përbëjnë shumicën e të huajve që “përdorin” këtë metodë.

Si shembull britanikja sjell dy raste.

“Armelind Rexha, i cili u paraqit në gjykatë në vitin 2019 u akuzua për rritjen e kanabisit me vlerë deri në 672 mijë paund, dhe një gjykatës pranoi pretendimin e tij se ai ishte detyruar ta bënte këtë”.

Vitin e kaluar, një tjetër shqiptar që vrau një nënë në sy të vajzës së saj tetëvjeçare pretendoi se kishte qenë viktimë e trafikantëve për të shmangur dëbimin.

Edhe pse skllavëria është e ndaluar në të gjithë botën, “skllavëria moderne” me formatin e saj të ri vazhdon të jetë një nga problemet e njerëzimit.

Termi përdoret për të përshkruar rrethanat të tilla si kërcënimet, dhuna, detyrimi, mashtrimi, shpërdorimi i pushtetit, ndaj të cilave njerëzit nuk mund t’i kundërvihen situatës në të cilën ata abuzohen dhe kushteve ku nuk mund të braktisin gjendjen e tyre aktuale.