Tre shqiptarë përndoqën ish të dashurën e shokut të tyre, e trembën dhe e ofenduan në rrjetet sociale si dhe publikisht para familjarëve e miqve. Ngjarja ka ndodhur në Ankona të Italisë. Policia ka dhënë tre paralajmërime për shqiptarët. Nëse të tre do të vijojnë përndjekjen do të merren zyrtarisht të pandehur dhe do të hetohen.
Gruaja, me banim në zonën e Ankonës, kishte paraqitur një kërkesë pranë Komisariatit të Policisë.
Pasi kishte gjetur guximin të denonconte të dashurin për dhunën e vuajtur, miqtë e tij, në shenjë hakmarrjeje, kishin filluar ta ndiqnin, ta trembnin dhe fyenin në rrjete sociale.
E frikësuar, viktima iu drejtua Policisë së Shtetit, e cila pas një hetimi nga Divizioni Kundër Krimit, përpunoi tre dispozitat e firmosura nga Kuestori i Ankonës.
“Çdo grua, komenton Komisioneri, ka të drejtë të jetë e lirë në vetëvendosje pa pasur nevojë të vuajë poshtërim apo presion”./Albeu.com/