Vodhi makinën në një qendër tregtare në Itali, shqiptari gjurmohet nga GPS, kërcënon me kaçavidë pronarët

Agjentët e Policisë së Perugias kanë ndërhyrë në parkingun e një qendre tregtare në zonën e San Sistos ku ishte raportuar vjedhja e një makine, në Passignano sul Trasimeno. Sistemi i zbulimit GPS sinjalizoi praninë e makinës pikërisht në zonë.

Me të mbërritur në vend, efektivët e policisë gjetën fëmijët e pronarit të makinës, të cilët pasi kishin bllokuar daljen e mjetit me makinën e tyre, po diskutonin me autorin e dyshuar të vjedhjes, i identifikuar më pas si shqiptar, 27 vjeç, i paligjshëm në territorin kombëtar.

27-vjeçari i tërbuar kishte nisur të kërcënonte me një kaçavidë dy vëllezërit.

Vëllezërit thanë se ishin përpjekur ta ndalonin shqiptarin duke hipur në makinën e nënës së tyre dhe, në përpjekje për ta penguar të arratisej, por kishte ndodhur një përleshje e dhunshme.

Policët, shoqëruan 27-vjeçarin në urgjencë për të trajtuar disa gërvishtje dhe mavijosje të marra gjatë mosmarrëveshjes, dhe më pas e dërguan në komisariat. Ai akuzohet për veprat penale të vjedhjes, plagosjes, kanosjes dhe mbajtja e sendeve të përshtatshme për ofendim. /Albeu.com/


Shtuar 5.02.2023 17:52