Shqiptarët i vënë zjarrin burgut të Korfuzit, protestë kundër kontrolleve në qeli (VIDEO)

Këtë të martë, të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit, kanë protestuar kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën telefona celularë.

Mediat greke, raportojnë se mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit të burgosurit filluan protestën kundër kontrolleve në qelitë e tyre, duke i vënë flakën dyshekëve.

Pas ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve dhe oficerëve të burgut, zjarri që të burgosurit i vunë në dyshekë dhe objekteve të tjera u shua.

Sipas mediave vendase, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen, për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.