Shqiptarët e burgosur në Korfuz në grevë urie: Na trajtojnë në mënyrë çnjerëzorë

Prej gati një jave, të burgosurit shqiptarë në Korfuz janë futur në grevë urie për të protestuar për mënyrën se si ata trajtohen.

Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët nga qelia ankohen për kushtet e këqija me të cilat përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri. Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare. Të burgosurit shqiptarë i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin. Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzorë fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona.”– deklarojnë ata.


Shtuar 9.12.2023 17:15