“Shqiptarë ngrihuni në revolucion”, Berisha: 3 marsi ditë kushtrimi

Duke e cilësuar 3 marsin ditë kushtrimi, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në revolucion.

Në një deklaratë për mediet, Berisha thekon se ky regjim mund të përmbyset vetëm me recvolucion.

Berisha: Edi Rama është jo vetëm fatkeqësi kombëtare, por dhe ndërkombëtare. 3 marsi është ditë kushtrimi, më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në revolucion. Vetëm me një revolucion do mund të përmbyte ky regjim, që shkelmon votën vjedh buxhetin, nuk njeh normë, moral e ligj e kushtetutë. Ata të cilët besojnë se Shqipëria po rrokulliset, ajo po ecën në një drejtim të shpërbërjes së katastrofës së saj. Ata që e duan këtë vend, duhet të bashkohen në këtë revolucion.

Nuk duhet t’i tremb kjo fjalë, por t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre. Aty ku thërret vota, për revolucionin, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka. Ftoj në këtë revolucion, që të vazhdojmë në betejën tonë deri në fitore të tij. Sot është ditë e kujtesës kombëtare. Jam këtu para jush që të përulem me nderimin më të thellë e mirënjohje./Albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 13:11