Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të 27-vjeçarit, Ani Begaj i cili kërkohej prej 7 vitesh nga autoritetet si autor i masakrës së Çoles, ngjarje e ndodhur në 2015 ku mbetën të vrarë 3 të rinj.
Begaj është dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2990499864505834
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Chasing”, për kapjen e personave të shumëkërkuar.
Kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, i shumëkërkuari i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, i cili ruhej dhe shoqërohej nga një person i armatosur.
Në pranga edhe drejtuesi i automjetit që ishte i armatosur dhe shoqëronte personin e shumëkërkuar. Të dy tentuan t’i shmangeshin Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Si rezultat i këtij operacioni, pas ndekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, në lagjen “Pavarësia”, i shtetasve:
-Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;
-E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Masakra e Çoles
Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.
Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.
Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.