SHQIPËRIA VOTON/ Nga rrahja e Erion Isait dhe grushtimi i Edmond Spahos, tek problemet e sistemit elektronik, çfarë ndodhi ditën e sotme

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendorë për katër vjeçarin e ardhshëm.

Por që në mëngjes shumë prej votuesve në të gjithë vendin janë përballur me probleme teknike për shkak të mosfunksionimit të sistemit të identifikimit elektronik.

Procesi i votimit në disa qendra është zhbllokuar vetëm pas urdhërit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vijuan me identifikimin manual.

Ndërkohë janë shënuar incidente gjatë natës, pasi kandidati i PS për Bashkinë e Ersekës, Erjon Isai është dhunuar nga rivali i tij dhe një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Dhunë gjithashtu ka patur edhe në një qendër votimi në Maliq ku është goditur me grusht deputeti i PD, Edmond Spaho.

Ndërsa në Fushë-Krujë një nga komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është nxjerrë me dhunë jashtë nga persona të paidentifikuar

Një tjetër problem që është vërejtur gjatë ditës së sotme, është prania e personave të paautorizuar pran disa qendra të votimit, të cilët diktonin qytetarët se si të votonin.

Deputetët dhe përfaqësues të lartë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë denoncuar vazhdiisht në media intimidimin që po u bëhet qytetarëve për të votuar kundërshtarin, apo për të tjetërsuar votën.

Gjithashtu edhe nga ana e PS ka patur ankesa, sidomos lidhur me dy kandiatët e “BF” atë të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, dhe atë për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, të cilët siaps soialistëve kanë shkelur ligjin zgjedhor duke bërë thirrje për votim edhe përgjatë ditës së diel.

Duhet theksuar se përveç disa rasteve sporadike të filmimit të votës, apo të dhunimit të fletës së votimit, në përgjithësi situata është paraqitur mjaft e qetë krahasuar me të gjitha zgjedhjet në të kaluarën.

Ajo që u vu re është pjeëmarrja e ulët e qytetarëve në votime, çka bëri që shpesh liderët dhe zyrtarët më të lartë politikë të koalicionit “BF”, tu bënin thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votime.

E diela e 14 majit ishte dhe finalja e 40 ditëve fushatë zgjedhore të të gjitha kampeve politike, e cila ju la radhën qytetarëve që të shreheshin me votë, dhe të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre vendorë.


Shtuar 14.05.2023 18:57