Shqipëria parakalon në Olimpiadë, flamuri kuqezi valëvitet nga Gega che Calja.
Në Tokio ka nisur parakalimi i shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Shqipëria ka parakaluar e 12-ta, pasi dalja e shteteve është bërë në bazë të alfabetit japonez. Flamuri kuqezi në këtë ceremoni është mbajtur nga atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja.
Shqipëria përfaqësohet në këtë Olimpiadë me 9 sportistë, që do të garojnë në qitje, peshëngritje, atletikë, not, gjimnastikë dhe xhudo.
Të gjithë sportistët, trajnerët e tyre dhe stafi administrative ka parakaluar në pistën e stadiumit olimpik. I gjithë delegacioni kuqezi mbante maskë dhe flamuj gjatë parakalimit.