Protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama përfundoi mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas një marshimi dhe tubimi të zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë.
Në mbyllje të tubimit, pjesëmarrësit lëshuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa slogani “Shqipëria kërkon revolucion!” u dëgjua vazhdimisht.
Të lidhura
None found
Turma brohoriti edhe “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar se mobilizimi dhe protestat do të vazhdojnë nesër dhe gjatë ditëve në vijim, deri në largimin e Ramës.
