Sot në Bruksel u mbajt samiti i BE dhe Shqipërisë sërish nuk iu çelën negociatat me Bashkimin Europian. Një tjetër prerje shpresash për shqiptarët, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se e priste dhe fajin për këtë ia hodhi BE-së duke thënë se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut po mbahen peng nga Bullgaria.
Ndërsa kjo është hera e disatë që përsëritet e njëjta gjë, ne kujtojmë një status të kryeministrit 4 vjet më parë ku thoshte se Shqipëria ia doli të marrë datë për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë? Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruante Rama më 26 qershor 2022.
Sot 4 vjet më vonë jemi në të njëjtin vend, dhe ashtu siç tha sot vetë Rama me ironi, shekullin tjetër integrimi është i sigurt./albeu.com