Kryeminisiri Edi Rama pak minuta më parë ka publikuar një video në rrjetin social “facebook” ku thotë se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor.
Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet se e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor.
“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama.
Pjesë nga biseda:
Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri /albeu.com