Shqipëria dhe Greqia bashkëpunim në sektorin energjitik, Balluku tregon detajet

Shqipëria do të bashkëpunojë me Geqinë në sektorin energjitik. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndodhet në Greqi, ka dhënë detaje në lidhje me këtë marrëveshje.

Ajo ka bërë me dije se ka biseduar me homologun Kostas Skrekas edhe për asistencën teknike për magazinimin e energjisë ndërsa e gjithë bota ndodhet në krizë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, pata kënaqësinë të takoja homologun Kostas Skrekas, Ministër i Energjisë dhe Ambientit. Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, shkruan Balluku.

Ditët në vazhdim do të firmoset dhe një memorandum për lidhjen e dy vendeve përmes hekurudhës ndërsa Balluku bëri me dije se është diskutuar dhe për projetin e madh ndëreuropan të Korridorit Blu./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 15:39