Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve gri sa i përket pastrimit të parave duke dhënë një mesazh të mirë në raport me performancën e vendit në këtë drejtim.
Vendimi u shpall sot nga FATF pasi u konsultuan me treguesit e Shqipërisë dhe pas një pune kolosale të kryer nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë muajve të fundit duke vënë në dispozicion të dhënat që binden agjentët e FATF.

AlbEu kishte paralajmëruar daljen e Shqipërisë nga lista gri që në verën e këtij viti duke iu referuar burimeve qeveritare, megjithatë ishte vendosur që lajmi të zyrtarizohej në mbledhjen e radhës të FATF, e cila ishte sot.
Çfarë përfiton vendi:
Dalja nga lista gri rrit reputacionin e Shqipërisë te partnerët nderkombëtare, potencialin e investimeve te huaja ne vendin tone, rritjen e volumeve tregtare dhe te shërbimeve, ne rritjen e vlerësimit te Shqipërisë nga institucionet financiare si dhe ne uljen e kostove te borxhit, si dhe lehtëson kryerjen e transaksioneve financiare ne sistemin bankar brenda dhe jashte vendit nga qytetarët shqiptarë. /albeu.com.