Mesditën e kësaj të premteje, vendi ynë është goditur nga një stuhi e fortë shiu që një orë, duke shkaktuar kaos në Tiranë.
Për shkak të reshjeve të shiut, pjesë të autostradës Tiranë-Durrës u bllokuan, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.
Gjithashtu, intesiteti i reshjeve ka bërë që lumi Lana të dalë nga shtrati duke përmbytur të gjithë akset që shtrihen rreth saj.
View this post on Instagram
Probleme ka pasur edhe me qarkullimin ajror, ku avionët që priteshin të uleshin në Rinas janë detyruar të bëjnë xhiro në ajër deri në përmirësimin e kushteve.
Policia njoftoi nga reshjet një efektiv që ishte në shërbim, është dëmtuar në kokë nga një objekt që ka rënë nga një pallat.
“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Kushtet e motit do të vijojnë të jenë të paqendrueshme deri ditën e diel. Të hënë rikthehen kthjellit, sipas parashikimeve të meteologëve.