Njësoj si një muaj më parë në Pragë, Shqipëria do të zbresë me të njëjtin formacion përballë Çekisë,me të vetmin ndryshim në mbrojtje, Aliaj në vend të Ismajlit të dëmtuar.
Trajneri Silvynhio ka bërë publik formacionin me të cilin kuqezinjtë do të zbresin në fushë pas pak minutash për të luajtur kundër Çekisë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset Euro 2024.
Sa i takon rreshtimit kuqezi, përpara portierit Berisha është vendosur Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Asllani. Cikalleshi është në majë të sulmit, me sulmuesin që do ketë ndihmën e Seferit dhe Asanit nga krahët. Pas Cikalleshit, qëndron Bajrami.
Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia. Në lojë për një biletë në Europian është edhe Moldavia e vendit të 3-të me 8 pikë, ndërsa fije të vogla shprese ka edhe Polonia e vendit të katërt me vetëm 6 pikë.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho