“Shpirti”, zbulohet kush janë dy bashkëpunëtorët e drejtësisë që fundosën grupin e kultivimit dhe shitjes së drogës

Janë zbuluar emrat e dy nga katër bashkëpunëtorët e drejtësisë të cilët nxorën zbuluar aktivitetin e katër bandave të strukturuara kriminale. Një zinxhir nga kultivimi i drogës deri te mbërritja në destinacion dhe shitja në treg. Mësohet se bashkëpunëtorët janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Lazaj ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili në 2019 u akuzua për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis drejt Italisë në vitin 2017. Apeli për Krimet e Rënda asokohe la në fuqi dënimin me 15 vjet heqje lirie për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn, i arrestuar së fundmi në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ndërsa trafikanti i tretë i cili mori ‘statusin’ e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Aurel Lazaj u dënua vetëm dy vite burg. Lazaj pas arrestimit tregoi të gjithë mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Droga e kapur në atë kohë në Ancona ishte fshehur brenda disa kamionëve që transportonin mermer. Ndërsa pritesi i sasisë së drogës ishte, Euron Hoti.

 


Shtuar 2.07.2021 15:58