Shpëtuan nga pengmarrja, “zbërthehen” vëllezërit Beqiraj: Si e urdhëroi Kasandër Noga vrasjen e Don Boskos

Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të rrëfehen në polici.

Pas orësh të gjata në komisariat, ata folën për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.

Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Hasanbelliu ja doli të shpëtonte dhe sot në pranga kanë rënë 15 persona, pjesë e një grupi kriminal, që solli dhe zbardhjen e krimit në Don Bosko.