Shpëtohet 22-vjeçari i bllokuar në Kanionin e Osumit gjatë operacionit për gjetjen e 45-vjeçarit (EMRAT)

Është shpëtuar 22-vjeçari i cili mbeti i bllokua, pasi u fut në Osum për t’i ardhur në Ndihmë RENEA-s gjatë kërkimeve në gjetjen e trupit të 45-vjeçarit Ilir Kurti.

22-vjeçari Xhuljano Kaloti, kishte ka ngecur në ujë që prej mesditës së shtunë dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona kishin dështuar.

Por fatmirësisht mëngjesin e kësaj të diele, i riu është shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor.

“Në mbështetje të strukturave vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) koordinoi operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte tepër sfiduese. Operacioni vijon pa ndërprerje për kërkimin e personit tjetër të raportuar të humbur”, thuhet në njoftim.

Kanioni i Osumit, ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësia e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pastërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.


Shtuar 22.02.2026 08:17