Shpërthimi në aeroportin e Kabulit, Merkel anullon vizitën në Izrael

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndryshuar axhendën e saj dhe ka anuluar një vizitë që do të zhvillonte në Izrael.

Vizita ishte planifikuar për datat 28-30 gusht, por,  për shkak të situatës në Afganistan ka ardhur edhe ky vendim i Merkel..

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë.

“Të dyja palët ranë dakord që vizita e kancelares do të planifikohet në një datë të mëvonshme ,” tha zëdhënësi./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 17:13