DETAJET/ Shpërthimi me tritol në Mamurras: Pronari biznesmen e vëllai ish-prokuror

Mbrëmjen e djeshme në Kurbin, Mamurras shpërtheu një sasi tritoli në banesën e Shpëtim Ndrecës.

Ditën e sotme mësohet se Ndreca është pronar i një fabrike mielli pranë banesës së tij.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese që u vendos në oborr.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur Ndreca gjatë kohëve të fundit apo dhe në të kaluaren e tij.

Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, ndësa shtohet se është i ndarë nga bashkëshortja.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2021 09:19